Shoqëria “KID’S LAND”sh.p.k është krijuar në vitin 14.05.2001,me vendimin e Gjykatës Shkallës Parë 25809.
Objekt i aktivitetit të saj është importi dhe shitja e lodrave për fëmijë & artikujve për bebe.
Si fillim u hap dyqani i parë në Tiranë nën emrin “Borëbardha”. Deri ne vitin 2005 shoqëria kishte 7 dyqane në qytete të ndryshme të Shqipërisë (2 dyqane në Tirane, dhe nga 1 dyqan në Durrës, Elbasan, Lushnje, Fier,ëPogradec, Korcë).
Në vitin 2005 ne vendosëm të ndryshojmë strategjinë e shoqërisë. Kështu që perveç dyqanit në Tiranë, të gjitha dyqanet tona në rrethe u mbyllën në fund të vitit 2005.
Në 15 Tetor 2006 ne hapëm supermarketin e parë në Tiranë dhe Shqipëri me lodra për fëmijë & artikuj për bebe nën emrin “RI KI RO”. Emri i supermarketit është regjistruar në Drejtorinë e Patentave dhe Markave në dt.21.09.2006 me nr.prot. 264/3.
Në një pozicion të mirë të qytetit me më shumë se 1300 m2 supermarket dhe me parking privat per rreth 100 makina rezultoi i suksesshëm që në ditën e parë.
Në kuadrin e synimit të kompanisë për zgjerim të aktivitetit në vitin 2008 është hapur në Elbasan supermarketi i dytë me sipërfaqe rreth 1000 m2 dhe parking të bollshëm në zonë publike.
|